“A është edhe kjo një dallgë në të cilën konsideron se ke kaluar nëpër Big Brother?”. Kjo ishte pyetja e Vullnetit karshi Rovenës, pas të cilës u ndez debati mes tyre.
“E kuptoj që të paska djegur shumë kjo pjesa e dallgëve, është e vërtetë që ti e ke pasur detin shumë të qetë!”, i tha Rovena.
E njëjta i tha atij se nuk flet pa kalkuluar mirë.
Ata vazhduan debatin e tyre me plot ironi, teksa Rovena i tha se i ka kaluar të gjitha dallgët e vetme, ndërkohë që sipas Vullnetit e njëjta nuk beson se ka kaluar dallgë të rënda.
Rovena i tha Vullnetit se njëra nga dallgët është akuza e tij ndaj saj lidhur me familjen qysh në fillim të qëndrimit brenda shtëpisë.
“Ke thënë çfarë ke bërë ti për familjen tënde.Akuzë më të rëndë për një vajzë që ka sakrifikuar shumë gjëra në jetë për familjen e saj nuk ka. Të vërtetën e ke bërë të pavërtetë”, u shpreh Rovena.
Për të kuptuar më shumë nga ky debat, shiheni videon në vijim: