Klea Prenga i është kthyer Antonela Berishës, pas akuzave që kjo e fundit lëshoi kundrejt saj duke thënë se fotot dhe videot me Mir Pepën që po qarkullojnë prej dy ditësh tanimë në rrjetet sociale janë publikuar nga vetë blogerja.
Me anë të një postimi në Instagram, Prenga e quan Antonelën “palaço, që nuk njeh as nder dhe as moral”, duke theksuar ndër të tjera se nuk ka qenë ajo që ka publikuar videot me Mir Pepën, por vetë motrat Berisha me qëllim për ta përfshirë atë në “lojërat e tyre të ndyra”.
“Ah dhe çuditërisht menjëherë pas publikimit të deklaratës sime, faqja që publikoi videot dhe fotot u fshi. Ky është një tjetër veprim dëshpërues për të më përfshirë në lojërat tuaja të ndyra. Por për fat të keq për ju zgjuarsia juaj lë shumë për të dëshiruar. Jeni aq të cekëta dhe të lexueshme sa çdo veprim juaj bie menjëherë në sy”, shkruan Klea Prenga.
Reagimi i plotë i Klea Prengës:
Palacoja që nuk njeh as nder, as moral, tani bën share në story mesazhe “mbështetëse” ku unë degradohem me fjalët më të ndyra. E njëjta që pretendon të jetë një person publik që shfaqet në televizor tregon nivelin e saj të ulët duke publikuar mesazhe me fjalor rrugësh.
Je ti që kërkon famë nuk ke lënë emision pa shkuar duke treguar botërisht degradimin tënd. Çdokush që të sheh e di se skandalet janë identiteti yt dhe se je e gatshme të bësh gjithçka për pak vëmendje.
Tani vazhdo me jetën tënde të turpshme dhe skandaloze. Sa për mua jam shumë e lumtur që Zoti sheh gjithçka. Në fund të fundit ai i di mirë kriminelët dhe plehrat që jetojnë duke krijuar dhunë dhe pisllëqe. Të paktën, e bëre të qartë se askush nuk mund të të rivalizojë në nivelin tënd të ulët – aty je kampione!
Ah dhe çuditërisht menjëherë pas publikimit të deklaratës sime, faqja që publikoi videot dhe fotot u fshi. Ky është një tjetër veprim dëshpërues për të më përfshirë në lojërat tuaja të ndyra. Por për fat të keq për ju zgjuarsia juaj lë shumë për të dëshiruar. Jeni aq të cekëta dhe të lexueshme sa çdo veprim juaj bie menjëherë në sy.