Divorci bën Angelina Jolie më të pasur, ja sa fitoi

Mediale Vip

Divorci bën Angelina Jolie më të pasur, ja sa fitoi

Më: 4 janar 2025 Në ora: 17:43
Angelina Jolie

Që divorci mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të ishte jashtëzakonisht kompleks, ishte e qartë prej kohësh. Lufta mes tyre ka vazhduar për tetë vite me akuza nga të dyja palët dhe fëmijët që janë rreshtuar fuqimisht në krah të nënës.

Sipas raportimit të "Daily Mail", Angelina Jolie ka përfituar 80 milionë dollarë nga ndarja me ish-bashkëshortin, të cilin ajo e njohu në vitin 2004 gjatë xhirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith. Pas tetë vitesh nga ndarja, divorci është finalizuar, por betejat ligjore mbi pronësinë e "Chateau Miraval", kështjella franceze me vresht të bashkëndarë, ende vazhdojnë.

Një burim pranë Brad Pitt tha për gazetën britanike se aktori ndihet i lehtësuar që ky proces më në fund ka marrë fund. Ai nuk është më i lidhur me martesën e tij me Angelina Jolie dhe duket se është i gatshëm të martohet me partneren e tij të re, Ines De Ramon.

Sipas Daily Mail, pasuria neto e Brad Pitt arrin në 400 milionë dollarë, duke përfshirë fitimet nga filmat (nga 20 deri në 30 milionë dollarë për projekt), sponsorizimet, pronat dhe iniciativat biznesore. Ndërkohë, Angelina Jolie, 49 vjeçe, fiton mes 20 dhe 35 milionë dollarë për çdo film.

Para martesës së vitit 2014, çifti kishte nënshkruar një marrëveshje që ndante qartë pasuritë individuale dhe ato të përbashkëta. Por situata nuk ka shkuar sipas kësaj marrëveshjeje. Në vitin 2018, Brad Pitt i huazoi Angelinas 8 milionë dollarë për të blerë një vilë në Los Angeles, ku ajo jeton aktualisht. Ai gjithashtu kishte paguar më shumë se 1.3 milionë dollarë për shpenzimet e saj dhe të gjashtë fëmijëve të tyre: Maddox (23 vjeç), Pax (21), Zahara (19), Shiloh (18), dhe binjakët Knox dhe Vivienne (16). Angelina pritet ta shlyejë këtë borxh deri më 31 janar.

Në vitin 2021, Jolie shiti një pikturë të Winston Churchill për 11.5 milionë dollarë, një dhuratë nga Pitt, si dhe gjysmën e pronës Chateau Miraval për 64 milionë dollarë.

Avokati i saj deklaroi: “Më shumë se tetë vite më parë, Angelina kërkoi divorcin nga z. Pitt. Që atëherë, ajo dhe fëmijët kanë lënë të gjitha pronat që kishin ndarë me të dhe janë përqendruar te gjetja e paqes dhe shërimit për familjen e tyre. Ajo është e rraskapitur, por e lehtësuar që kjo fazë e procesit ka përfunduar.”

Angelina Jolie ka ruajtur kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa Brad Pitt ka të drejtën e vizitave. Megjithatë, disa nga fëmijët më të rritur nuk kanë marrëdhënie me të dhe disa prej tyre kanë ndryshuar mbiemrin, duke mbajtur vetëm atë të nënës. Dokumentet gjyqësore të vitit 2018 tregojnë se Pitt ka paguar të paktën 9 milionë dollarë për mirëmbajtjen e fëmijëve. Fëmijët nuk kanë pasur kontakte as me gjyshërit e tyre gjatë këtyre tetë viteve.

Martesa përfundoi në vitin 2016 pas një incidenti të dhunshëm gjatë një fluturimi, kur Pitt dyshohet se u soll dhunshëm ndaj Jolie-s në sy të fëmijëve. Jolie më vonë pohoi se dhuna kishte nisur shumë kohë më parë, por Pitt ka mohuar akuzat dhe është shpallur i pafajshëm nga autoritetet pas një hetimi.

Divorci mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt mbetet një nga ndarjet më të kushtueshme dhe të vështira në historinë e Hollywood-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat