Gjesti dhe Driloni kanë vazhduar diskutimin për raportin me Xhenetën.
Driloni i tha se nuk po arrij ta kuptoj Gjestin dhe pozicionin e tij ndaj Xhenetës.
“Për ndjenja nuk e mbytë njeri veten”, i tha Driloni.
Ndërsa Gjesti tentoi t’ia sqaroj ndjenjat e tij karshi Xhenetës.
“ A je duke kuptuar, o vëlla janë ndjenja ti nuk e vëren si te shoh unë krejt komplet, shpirti e ndjen qetësohet është ndjenjë nuk mund ta heq nga brenda vetëm ta gjuaj, duhet me u hek vet”, tha Gjesti.
Driloni e këshilloi që nëse e do aq shumë të njëjtën ose të ndryshojë komplet ose të largohet.
“Nëse ti e sheh që po e lëndon atë. Xheneta ka ndryshuar që disa javë, nuk e di pse por po duket shumë më e lodhur nëse e sheh që ajo po lodhet nëse ke aq dashuri të madhe për të, vëlla ti për të mirë të saj ja largohu ja ndrysho”, i tha ai.