Billie Eilish thyen rekord botëror me këtë këngë

Mediale Vip

Billie Eilish thyen rekord botëror me këtë këngë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 19:01
Billie Eilish

Billie Eilish vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës duke arritur majat e suksesit.

Së fundmi, kënga e saj “Birds of a Feather” u bë më e dëgjuara në platformën “Spotify” në mbarë botën për vitin 2004.

Kjo këngë është një nga dhjetë këngët në albumin e saj të ri, “Hit Me Hard And Soft,” i cili u publikua së fundmi. Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane 23-vjeçare ka marrë vlerësime mjaft pozitive për krijimin e albumit të saj më të mirë deri tani.

Edhe këtë herë, këngët e reja mbajnë firmën e Billies dhe vëllait të saj Finneas, i cili gjithashtu ishte pjesë në krijimin e albumit.

Billie Eilish ka nisur gjithashtu turneun e saj global që nga shtatori. Ajo ka performuar tashmë në disa qytete të SHBA dhe Kanadasë. Në shkurt, ajo do të jetë në Australi, dhe gjatë këtij viti turneu evropian do të fillojë më 23 prill në Stokholm. Këngëtarja se ka planifikuar performanca në shumë kryeqytete evropiane deri në fund të korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat