Gazetari i njohur Eno Popi ishte këtë të shtunë në një rrëfim shumë ndryshe për jetën e tij private dhe profesionale në emisionin “S’e luan topi”.
Ai foli për largimin parakohe nga jeta e nënës së tij, për të cilën tha se pengu më i madh i saj ishte që të bëhej gjyshe.
Eno u bë baba pak më shumë se një vit pas ndarjes nga jeta të nënës, teksa në jetë erdhi Liv, që sot është gjashtë vjeçe.
Prej disa vitesh Eno jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë, aty ku tashmë është vendosur familja e tij, partnerja Atena dhe e bija.
Për këtë raport ai tha se nuk i ka larguar aspak, por e ka bërë dashurinë dhe lidhjen mes tyre edhe më të fortë.
Një moment emocionues ishte letra që për herë të parë babai i tij i shkroi, dhe leximi i saj në publik. Po ashtu surprizë ishte dhe ardhja në studio e vëllait të tij, i cili doli për herë të parë në ekran, për t’i thënë Enos se si vëllai më i vogël e ka pasur idhull dhe shembull në jetë.