Aktorja Angelina Jolie mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs, ku tregoi imazhin e saj të ri pas divorcit nga Brad Pitt.
Angelina ka ndryshuar modelin e flokëve, që do të thotë se tani ka balluke. Ajo mbërriti në tapetin e kuq me Zahara Jolie-Pitt (19) dhe kishte veshur një fustan të zi dhe taka të së njëjtës ngjyrë, ndërsa vajza e saj ishte me një veshje të bardhë.
"Më shumë se tetë vjet më parë, Angelina bëri kërkesë për divorc nga Pitt. Ajo dhe fëmijët lanë pronat e tyre të përbashkëta dhe që atëherë ajo i është përkushtuar vetes kërkimit të paqes dhe rimëkëmbjes për familjen. Ky ka qenë një proces i gjatë që filloi tetë vjet më parë. Angelina është e rraskapitur, por ajo ndihet e lehtësuar që kjo pjesë është tani pas saj," tha avokati James Simon.
Kujtojmë, aktorja kishte bërë kërkesën për divorc në shtator 2016 duke përmendur si arsye “dallimet e papajtueshme”. Kjo i dha fund martesës së tyre dyvjeçare, së cilës i parapriu një lidhje dhjetëvjeçare.