Diferencat kreative mes Justin Baldoni dhe Blake Lively çuan në dy versione shumë të ndryshme të “It Ends With Us,” njëra që arriti në kinema dhe një version i regjisorit që mbeti i papublikuar.
Pas muajsh zërash dhe spekulimesh për situatën pas kamerave të dramës romantike, Blake Lively ngriti një padi më 20 dhjetor, duke akuzuar Baldoni dhe bashkëpunëtorët e tij për ngacmim seksual dhe një fushatë shpifjeje ndaj saj.
Baldoni, 40 vjeç, mohoi akuzat, duke ngritur një padi më 31 dhjetor kundër “The New York Times” për raportimin e njëanshëm akuzave të Lively, sipas tij.
Lively, 37 vjeç, ka ngritur gjithashtu një padi formale kundër Baldoni, teksa avokatët e tij planifikojnë të padisin drejtpërdrejt Lively dhe ekipin e saj.
Sipas Baldoni, ai pretendon se dy versione të ndryshme të “It Ends With Us” dolën gjatë prodhimit, një nën mbikëqyrjen e Baldoni, regjisor dhe aktor kryesor, dhe një tjetër e porositur nga Lively, aktorja kryesore, e cila do të merrte më vonë të drejta autori, pasi versioni i saj u bë filmi përfundimtar.
Baldoni dhe “Wayfarer Studios” morën të drejtat për të përshtatur “It Ends With Us” në vitin 2019. Kur u raportua për përfshirjen e Lively në film në janar 2023, ajo thuhej se ishte në rolin e producentes.
Sipas pretendimit të Baldoni, Lively supozohet se kërcënoi të bojkotojë promovimin e filmit ndërkohë që versioni përfundimtar ende nuk ishte miratuar, duke e shtyrë “Sony Pictures”, distributorin e filmit, të pranojë të testonte “dy versionet konkurruese”, pra versionin fillestar të Baldoni dhe atë të ndryshuar nga Lively.
Baldoni pretendon në padinë e tij se versioni i tij u testua dhe u konsiderua “si dukshëm më i mirë” se ai i Lively, por kjo e fundit tha se Colleen Hoover, autorja e librit nga u përshtat filmi, do të mbështeste atë nëse versioni i saj nuk do të zgjidhej.
Më pas, Lively “siguroi që Baldoni të hiqej nga të gjitha promovimet e filmit (përfshirë posterët) dhe t’i hiqej autorësia ‘A Film By’,” pretendohet në padi.
Gjatë promovimit të filmit, Lively dhe të tjerë shprehën se ajo kishte pasur dorë në shumë aspekte të produktit përfundimtar të filmit.
Shumë pjesë të kostumeve vinin nga veshja e saj personale, ajo përdori lidhjet e saj të ndërtuar kolonën muzikore dhe shtoi se burri i saj Ryan Reynolds kishte kontribuar në një dialog të një skene kyçe.
Lively i tha “Digital Spy” se ishte krenare që merrte të drejtat e autores pë herë të parë si prodhuese e fimit “It Ends With Us.”
“Unë jam shumë pasionante, kështu që më pëlqen të përfshihem. Dikur isha e pasigurt për këtë dhe tani jam krenare për të… Puna që kam bërë si aktore në këtë film është shumë e vogël krahasuar me punën që kam bërë jashtë aktores. Ishte minimale krahasuar me gjithçka tjetër,” tha ajo.
"Ndihesha kaq mirënjohëse që kisha atë nivel autorësie dhe përfshirje. Kjo më bën edhe më krenare për filmin,” shtoi Lively për median në gusht.
Kur “People” ofroi pamjen e parë të “It Ends With Us” në prill 2024, Baldoni tha në një intervistë:
“Nuk kishte asnjë pjesë të këtij prodhimi që [Lively] nuk e preku dhe nuk pati ndikim në të. Dhe gjithçka që ajo e preku e bëri më të mirë.”
Në fillim të gushtit 2024, “The Hollywood Reporter” citoi burime nga prodhimi që thanë se dy versione të filmit ishin në garë në një moment, me një burim që tha se kjo nuk është e pazakontë për procesin e krijimit të filmit. Ky burim tha për median se ekipi ishte në dakordësi për të përdorur versionin e Lively.
Mesazhet e dyshuara të shkëmbyera që përfshihen në ankesën e Baldoni e shfaqin atë duke shprehur frustrimin me redaktorët e tij ndërsa prisnin të shihnin versionin e Lively të filmit.
Një redaktor shkruante: “Filmi që i dorëzuam ishte kaq i mirë saqë, edhe nëse është manipuluar, puna bazë do të duket.”
Kur u zbulua se versioni i Lively do të shfaqej për fansat në qershor 2024 në “Book Bonanza” në Teksas, ku Baldoni nuk mori pjesë, redaktori i dërgoi një mesazh, sipas padisë së Baldoni:
“Thjesht shpresoj që ta duash (ose të paktën ta durosh) versionin që do të dalë para botës….”
Pasi “It Ends With Us” debutoi në kinema dhe më vonë u bë filmi më i suksesshëm financiar i karrierës së Lively deri tani, kryetari-CEO i “Sony Pictures Entertainment”, Tony Vinciquerra, lavdëroi “pasionin dhe angazhimin” e Lively dhe shtoi:
“Ne duam të punojmë me Blake dhe duam të bëjmë 12 filma të tjerë me të.”
Si ishte versioni fillestar i filmit sipa Baldoni?
Në pretendimet e Lively, thuhet se Baldoni shtoi dhe improvizoi skena që nuk ishin në skenarin e miratuar më parë.
Ajo pretendon se ai shtoi një skene të detajuar ku versioni më i vogël në moshë i karakterit të Lively, Lily, humb virgjërinë.
"Në librin dhe skenarin e filmit, nuk kishte skenë seksuale; përkundrazi, detajet për këtë moment ishin lënë në imagjinatën e audiencës. Por Baldoni shtoi detaje të konsiderueshme, përfshirë dialogun mes Lily-t dhe të dashurit të saj (Atlas) për humbjen e virgjërinë, si dhe një skenë seksuale, ku Baldoni filmoi dhe përfshiu një pamje të afërt të fytyrës së Lily-t, shoqëruar nga një rënkim i fortë në momentin e penetrimit.”
Po ashtu në ankesën e Lively, ajo pretendon se Baldoni “shtoi përmbajtje grafike, duke përfshirë një skenë në të cilën Lively do të kalonte në orgazmë para kamerës. Kur Lively kundërshtoi këto shtesa, Baldoni insistoi se i kishte shtuar ato sepse po krijonte filmin nën këndvështrimin e një gruaje."
Baldoni më vonë pranoi t’i hiqte këto skena, sipas padisë së saj.
Në një intervistë në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit në New York në gusht, Baldoni u pyet për mundësinë e një filmi tjetër.
(Ai ende mban të drejtat për “It Starts With Us”, librin pasardhës të Hoover-it nga viti 2022.)
Ai tha se duhet që filmi i ardhshëm të drejtohet nga aktorja.
“Mendoj se Blake Lively është gati të drejtojë, kjo është ajo që mendoj.”
Pasi veprimet ligjore të Lively u bënë të njohura në dhjetor 2024, Hoover dhe kolegu i saj Brandon Sklenar shprehën mbështetje për Lively, ashtu si dhe anëtarja e kastit Jenny Slate, e cila e quajti Lively një lidere.
Avokatët e Lively kanë thënë se padia e Baldoni ndaj “The Times nuk ndryshon asgjë” në lidhje me padinë e saj:
“Ne presim të adresojmë çdo akuzë të Wayfarer në gjykatë.”
Ndërkohë, një avokat për Baldoni ka thënë se ata “planifikojnë të publikojnë çdo mesazh tekstual ndërmjet të dyve” në veprimet ligjore që do të pasojnë:
“Dëshirojmë që njerëzit të krijojnë mendimin e tyre bazuar në provat konkrete.”