Robert De Niro ka treguar se po bën gjithçka që mundet për të qenë një baba i mirë për shtatë fëmijët e tij, por pranon se “familja është e komplikuar”.
Aktori 81-vjeçar ka dhënë një intervistë të re në të cilën ka bërë një koment të rrallë për jetën e tij personale. Fëmija më i vogël i De Niros me partneren Tiffany Chen , Jia, është 19 muajsh.
Ylli i Kumbarit ka gjashtë fëmijë të tjerë: Drena, 56, dhe Rafael, 47, me ish-gruan Diane Abbott, Elliott, 25 vjeç dhe Helen, 12, me ish-gruan Grace Hightower, dhe binjakët Aaron dhe Julian, 28, me ish-partner Tuki Smith.
Ai ka thënë tani për The Times se nëse secilit prej fëmijëve të tij do t’i kërkohej ta përshkruante atë, ” të gjithë do të kishin një përgjigje të ndryshme”.
“ Familja është kaq e ndërlikuar. Mundohem të bëj më të mirën (si baba), kjo është e gjitha. Shpresoj që ata të jenë të lumtur ”, shtoi ai.
Ai foli edhe për mënyrën se si e kalon kohën me Gian: “ Zgjohem herët. Unë kam një fëmijë 19 muajsh. I kaloj mëngjeset e mia duke parë [YouTuberen e vogël] zonjushën Rachel me të dhe duke i dhënë shishen e saj.’