E afërmja e Bernardit, banori i BBV i cili deklaroi se është homoseksual, tregoi sot në emisionin “Fan Club” se si e priti familja e banorit deklaratën e tij publike për orientimin e tij seksual.
E afërmja tha se orientimin seksual të Bernardit e dinte vetëm rrethi i ngushtë shoqëror dhe se ai u detyrua ta tregonte haptas në BBV për shkak të situatave të krijuara brenda në shtëpi.
Ajo tha se familja e tij e priti shumë mirë deklaratën, ndërsa zbuloi se Bernardi ka qenë i martuar me një shtetase angleze dhe se te dyja vajzat e tij e mbështesin atë.
“E dinte vetëm rrethi shoqëror, jo shumë i gjerë, u ndje i detyruar ta thoshte në atë moment, ashtu siç u soll situata në shtëpi, nuk ka hyrë me këtë kauzë. Familja e priti shumë mirë, nuk mund ta hedhë poshtë një njeri të familjes. Çdo baba është krenar, ai ka qenë i martuar me një shtetase angleze e cila ka pasur një histori tjetër martesore, gjatë kohës që ka qenë i martuar fëmija ka marrë atësinë, ai ka edhe një vajzë tjetër biologjike, është bërë gjysh nga vajza e birësuar, të dyja vajzat e mbështesin shumë”, tha e afërmja.