Banori i BBV tha se është homoseksual, e afërmja tregon si e priti familja deklaratën

Mediale Vip

Banori i BBV tha se është homoseksual, e afërmja tregon si e priti familja deklaratën

Më: 5 janar 2025 Në ora: 15:48
Bernard

E afërmja e Bernardit, banori i BBV i cili deklaroi se është homoseksual, tregoi sot në emisionin “Fan Club” se si e priti familja e banorit deklaratën e tij publike për orientimin e tij seksual.

E afërmja tha se orientimin seksual të Bernardit e dinte vetëm rrethi i ngushtë shoqëror dhe se ai u detyrua ta tregonte haptas në BBV për shkak të situatave të krijuara brenda në shtëpi.

Ajo tha se familja e tij e priti shumë mirë deklaratën, ndërsa zbuloi se Bernardi ka qenë i martuar me një shtetase angleze dhe se te dyja vajzat e tij e mbështesin atë.

“E dinte vetëm rrethi shoqëror, jo shumë i gjerë, u ndje i detyruar ta thoshte në atë moment, ashtu siç u soll situata në shtëpi, nuk ka hyrë me këtë kauzë. Familja e priti shumë mirë, nuk mund ta hedhë poshtë një njeri të familjes. Çdo baba është krenar, ai ka qenë i martuar me një shtetase angleze e cila ka pasur një histori tjetër martesore, gjatë kohës që ka qenë i martuar fëmija ka marrë atësinë, ai ka edhe një vajzë tjetër biologjike, është bërë gjysh nga vajza e birësuar, të dyja vajzat e mbështesin shumë”, tha e afërmja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat