U rrëzua teksa ishte duke kënduar, Manjola Nallbani: Kam thyer këmbën

Mediale Vip

U rrëzua teksa ishte duke kënduar, Manjola Nallbani: Kam thyer këmbën

Më: 5 janar 2025 Në ora: 22:14
Manjolla Nallbani

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri.

Në mes të interpretimit të saj, ajo është rrëzuar në skenë para mysafirëve të pranishëm. Këngëtarja shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se e bëri për të mbrojtur fëmijën që i kaloi përpara.

“Tani po reagoj te shmang spekulimet ( zuri fëmijën, shtikllat) dhe ta sqaroj vetë si ishte situatën! Në datë 1 Janar, sapo fillova të këndoja, një fëmijë i vogël më doli para këmbëve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë.

Fëmija nuk u lëndua, ndërkohë unë u ngrita, edhe pse ndjeva që këmbën e kisha shumë keq e nuk e vija dot në toke, e i kërkova leje njerëzve të këndoja ulur ( 50 min) në karrige.

Më çuan në krahë në Urgjencën e Gjakovës, ku mora kujdes maksimal nga personeli. Këmbën e kam të thyer dhe për 6 javë do marr kujdesin e nevojshëm në Tiranë.

Unë vetëm në 3 muajt e fundit kam bërë punë artistike me shumë vlerë, por vëmendjen e një rrëzimi nuk e konkurojnë dot kurrsesi. E di që më tepër vëmendje këtu merr po te “rrëshkiti këmba” se kontributi artistik”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat