Pas zërave të fundit për një ndarje të mundshme, Justin dhe Hailey Bieber i kanë mbyllur gojën thashethemeve me një foto të ëmbël që konfirmon lidhjen e tyre të fortë.
Në imazhin e publikuar, Justin qëndron pas Hailey-t, duke e puthur butësisht në qafë, ndërsa shikon kamerën me një vështrim të qetë. Hailey, ndërkohë, shfaqet e buzëqeshur dhe i drejton një vështrim plot admirim bashkëshortit të saj, ndërsa të dy shijojnë një perëndim dielli pranë shtëpisë së tyre në Los Angelos.
Kjo selfie ka tërhequr qindra komente pozitive nga fansat, të cilët i përgëzojnë për dashurinë dhe harmoninë që shfaqin, veçanërisht pas lindjes së djalit të tyre, Jack Blues, në gusht.
Fotoja vjen vetëm disa ditë pasi Justin ndau një dedikim publik për Hailey-n, duke lavdëruar trupin e saj pas lindjes dhe duke treguar krenarinë për bashkëshorten e tij të gjashtë viteve. Ky gjest është një mesazh i qartë për të gjithë ata që dyshojnë në forcën e marrëdhënies së tyre.