Drenusha i ka reaguar Drilonit pas përqafimit të këtij të fundit me Xhenetën.
Ajo i tha se pse për të nuk reagoi njëjtë, sikurse për të para disa javësh.
“Pse s’po del edhe për këto që s’po don, sot unë e pash qysh je kuq kur të kapi Xheneta, a po të vjen siklet. Nëse vazhdon kështu atëherë ka me dalë për lojë, edhe e jemja ka me të dalë në bërllok, për mua është në favor temin”, i tha Drenusha.
Driloni ndërkohë ia bëri me dije që reagimi ndaj saj nuk ka qenë asnjëherë për lojë, ndërsa sipas tij ai asnjëherë nuk ka thënë të mos e përqafojnë, por thjesht jo kur ai nuk dëshiron.
“Drenushë, po të them një sen krejt e dimë që nuk ka qenë për lojë, mos e hao temën edhe njëherë. A ke përqafim e çka tash, a ke i njëjti sen a? Me zor nuk dua askush, me pas qenë me zor isha ikë, unë vet e kam kap përqafe”, u shpreh Driloni.
“Nuk kam thënë nuk guxon me m’prek askush e me m’përqaf, kam thënë kur unë nuk dua nuk e lejoj”, tha ai tutje.
Për më shumë nga ky debat, ndiqni videon më poshtë: