Mos vallë Zendaya sapo i tregoi botës që është fejuar?!

Mediale Vip

Mos vallë Zendaya sapo i tregoi botës që është fejuar?!

Më: 6 janar 2025 Në ora: 12:16
Zendaya

Duket se Zendaya sapo i tregoi botës unazës e fejesës me Tom Holland në “Golden Globes 2025”.

Pas shfaqjes së yllit të “Challengers” në tapetin e kuq me një unazë diamanti në gishtin e fejesës, fansat filluan të spekulonin për një fejesë të mundshme të aktores.

Zendaya, e nominuar për performancën më të mirë nga një aktore femër në një film muzikor ose komedi, mori pjesë në ceremoninë e çmimeve me një fustan magjepsës të personalizuar ngjyrë portokalli nga Louis Vuitton dhe këpucë në ngjyrë dhe teksturë të ngjashme.

Edhe këtë herë, pamja u stilua nga bashkëpunëtori i gjatë i aktores 28-vjeçare dhe kurator i imazhit të saj, Law Roach.

Aktorja e plotësoi pamjen me bizhuteri që binin mjaft në sy duke e bërë atë rrëzëllitëse.

Megjithatë, vëmendjen e fansave më shumë se çdo gjë tjetër e mori unaza në dorën e majtë të saj.

“A është ajo një unazë fejesë?!?”, pyeti një përdorues në komentet e një videoje në “Instagram”.

“Unaza ?,” shkroi një komentues tjetër në një postim tjetër.

Unaza mban një diamant të madh në një rreth floriri të hollë.

Burime pranë Zendaya dhe Tom Holland nuk kanë dhënë ende përgjigje mbi të tilla aludime, siç raporton “People”.

Zendaya dhe Holland, 28 vjeç, janë në një histori dashurie që nga viti 2021 dhe kanë punuar së bashku në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017 dhe “Spider-Man: No Way Home” të vitit 2021.

Së fundmi, Holland shpjegoi pse çifti rrallë ecin së bashku në tapetin e kuq. Aktori nuk i bashkua Zendayas në “Golden Globes” të këtij viti dhe është shfaqur për herë të fundit me të në tapetin e kuq në premierën e “No Way Home” në Los Angeles.

Në një intervistë për “Men’s Health” aktori shpjegoi:

“Nuk e shoqëroj në tapetin e kuq sepse nuk është momenti im, është momenti i saj, dhe nëse shkojmë së bashku, do të flitet vetëm për ne.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat