Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, më në fund ka takuar djalin e saj pas 15 vitesh ndarje.
Megjithatë, takimi ka nxitur diskutime dhe dyshime për sjelljen e tij dhe natyrën e vërtetë të këtij takimi.
Gazetari Tiron Halili e cilësoi takimin si të ftohtë nga ana e djalit.
“Kjo ndoshta lidhet me mënyrën si e njeh historinë e nënës së tij dhe distancën e krijuar mes tyre”, tha Halili.
Ndërsa psikologia Teuta Sadiku, e përshkroi takimin si një moment emocionalisht të ngarkuar.
“Nga aspekti psikologjik, ky ishte një takim i shumëpritur dhe një ndjesi shumë e fortë”, u shpreh Sadiku.
Ndërkohë, avokati Zace Islami ngriti dyshime mbi natyrën e takimit, duke thënë se ai dukej i inskenuar.
“Nëse djali do të ishte aq i malluar për nënën, ai do të shpërthente në dënesë”.
Por, në takim ishte shumë i qetë, i ftohtë, për të mos thënë se ishte një skenë e organizuar. Personi që e ka filmuar këtë moment duket qartë se e ka inskenuar”, deklaroi Islami.
Ka gjithashtu indikacione që Parashqevi po shfrytëzohet për përfitime financiare, tha ndër të tjerash avokati.