Lajmi për vdekjen e papritur të regjisorit dhe skenaristit 47-vjeçar, Jeff Baena, bashkëshorti i aktores së njohur, Aubrey Plaza, ka shkaktuar pikëllim dhe tronditje në Hollywood.
Baena u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles nga një anëtar i stafit.
Autoritetet mbërritën në vendngjarje pas një telefonate në orën 10:30 të mëngjesit të së premtes dhe konfirmuan vdekjen e tij.
Ndonëse rrethanat mbeten të paqarta, autoritetet policore, sipas të njëjtit medium, janë duke shqyrtuar mundësinë e vetëvrasjes.
Kush ishte Jeff Baena?
Jeff Baena, i njohur për filmat “Life After Beth” dhe “The Little Hours”, ishte një personalitet i veçantë në kinema.
Pasi studioi filmin në Universitetin e Nju Jorkut, ai filloi karrierën e tij si bashkëpunëtor i regjisorëve të njohur si Robert Zemeckis dhe David O. Russell.
Së bashku me Russell, ai shkroi skenarë, duke përfshirë “I Heart Huckabees” me Dustin Hoffman dhe Lily Tomlin.
Talenti i tij si skenarist e çoi atë drejt regjisë, me filmin e tij të parë artistik, komedinë horror Life After Beth (2014), ku luajti edhe Aubrey Plaza.
Pasuan filmat ‘Joshy’ (2016), ‘Orët e vogla’ (2017) dhe ‘Horse Girl’ (2020).