Reperi i njohur, Stresi, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm.
Stresin e pyetën edhe në lidhje me rality show-n më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Reperi u ngacmua pak dhe mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Të ngjall ndonjëra nga vajzat e shtëpisë interes?
Asnjëra nuk është në shijet e mia. Vjet ka pasur gocat më të bukura. Fusni goca më të bukura, bëj thirrje publike. Ka dhe njerëz që shohin “Big Brother” se ka goca të bukura. Po flas si publik, prandaj po e bëj thirrje të fusin goca sa më të bukura.
Ke pasur ndonjë flirt apo raport intim me ndonjë nga vajzat e këtij edicioni?
Jo. Janë brez tjetër këto. Jam djalë që di t’i ndaloj epshet. Jam një djalë fisnik, vij nga një familje fisnike, nuk do t’ja falja vetes të flirtoja me një vajzë shumë më të re se unë.