Amber ia thotë troç Laertit: Ajo të…

Mediale Vip

Amber ia thotë troç Laertit: Ajo të…

Më: 6 janar 2025 Në ora: 18:08
Laerti dhe Valbona

Valbona dhe Laerti kanë debatuar gjatë ditës së djeshme, duke e lëkundur pak raportin që kanë krijuar në “Big Brother VIP 4”.

Gjatë ditës së sotme, moderatorja i ka mbajtur qëndrim aktorit, edhe pse ky i fundit është munduar që të kujdeset për të pasi është e sëmurë.

Në një moment kur ajo po qëndronte me Amber te divanët jashtë, ai e ka pyetur nëse donte t’i bënte bukë të thekur, por Valbona i tha se ka ngrënë.

Ndërkohë Amber ndërhynë duke thënë:

“Po nuk të do ore, ik. Nuk të do afër vetes”.

Laerti e pyet direkt: “Ta ka thënë ty?”.

“Po. Shiko reagimin e së saj, nuk ke nevojë për konfirmim. Nuk je në shijet e Valbonës. Të ka parë si shok dhe ti e ktheve në një gjë tjetër. Ky është gabimi”, iu përgjigj Amber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat