Gresa i është drejtuar kamerës për të përçuar një mesazh për prindërit që kanë vajza kudo që ndodhën .
Ajo në mesazhin e saj thotë se secili baba duhet të ketë një letër për dhëndrrin që ja jep vajzën e tij.
“Në bazë të situatave që kanë ndodhë kohëve të fundit në shtëpi, kisha dashtë që secila vajzë që martohet tash e tutje, baballarët ta dërgojnë një letër dhëndrrave, dhe letra fillon kështu: I dashur dhëndërr po ta ja çikën me shpresën se ki me këqyrë e ki me u kujdes për të ashtu siç unë jam kujdesur për dritën e syve të mi.
E di që mundeni me pasë keqkuptime, mosmarrëveshje ama në rastin me të keq dhëndërr, ktheje tek unë, ti mundesh mos me e dashtë pas dy -tre viteve, ama unë kam dashtë gjithmonë çikën tem kështu që mos ma lëndo e mos abuzo me të, se unë nuk ta thirri policinë as nuk ta thërras gjykatën por vi ta nxjerri shpirtin me duart mija, e tash URIME!", u shpreh Gresa me plot emocion.
Gresa tha se kjo letër duhet të lexohet në secilën dasmë, pasi sipas saj, vjen një ditë kur mendon që me atë njëri që do të martohesh dhe ëndërron jetë të lumtur, fiks ai njeri ta merr të drejtën me i pa fëmijët e tu.
“Kjo është gjëja më e shëmtuar që ndodh në shoqërinë tonë, kështu që vajza kujdes se kujt ishkoni në shtëi. Ju dua shumë!”, përfundoi Gresa në mesazhin e saj.
Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje: