Avantazhi i Leos pas sfidës së kapitenit – çon në televotim kokë me kokë Drilonin dhe Gjestin

Mediale Vip

Avantazhi i Leos pas sfidës së kapitenit – çon në televotim kokë me kokë Drilonin dhe Gjestin

Më: 6 janar 2025 Në ora: 21:51
Leonardo Gashi

Banori Leonardo Gashi ka fituar sfidën e kapitenit gjatë javës që shkoi.

Si pjesë e kësaj, ai kishte një avantazh në lojë, të cilit iu kumtua gjatë spektaklit të ditës së sotme (e hënë).

Ai ka për të dërguar në nominim kokë me kokë dy konkurrentë dhe bëri një zgjedhje të fortë.

I njëjti çoi në televotim Gjestin dhe Drilon Ramën, ndonëse janë dy nga banorët më të fortë.

Kjo gjë ka nervozuar edhe opinionistët, e që nuk ishin dakord për këtë që bëri Leo.

Njëri prej tyre vlen të ceket se sonte do ta lë shtëpinë më të famshme në vend.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë dhe kush do ta lë shtëpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat