“Luke dhe Robert erdhën të maskuar”, Ilirjani rrëfen detajet e takimit të Parashqevisë me të birin, djali: Kam frikë se më vrasin babanë

Mediale Vip

“Luke dhe Robert erdhën të maskuar”, Ilirjani rrëfen detajet e takimit të Parashqevisë me të birin, djali: Kam frikë se më vrasin babanë

Më: 7 janar 2025 Në ora: 00:13
Parashqevi Simaku

Detaje rrëqethëse ka rrëfyer në Top Story Elton Ilirjani për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke.

Ilirjani tha se Luke dhe babai i tij erdhën në hotel të maskuar dhe se druheshin se mos dikush i filmonte, por dhe se kanë qenë të frikësuar pas kërcënimeve që kanë marrë në rrjetet sociale.

“Të dy atë e bir erdhën të maskuar, më kanë bërë shumë përshtypje kur isha në holl erdhën dy njerëz që kishin vetëm sytë të zbuluar, sepse gjithë kjo zhurmë që u bë në mediat shqiptare dhe kërcënimet që merrte Robert kishte bërë dhe një impakt negativ dhe te vetë djali. I thash ‘pse gjithë kjo frikë’ dhe më tha ‘kam frikë se do më vrasin babanë’.

I vetmi person që Luke kishte deri në momentet që takoi nënë e tij…. ishin në një hotel dy blloqe larg hotelit të Parashqevisë, më janë dashur dy orë të bindja Luke që të vinte me mua dhe asgjë nuk do u ndodhte dhe askush nuk do t’iu filmonte.

Djali kishte një ankth të shtuar, ai në momente të caktuara shpërthente në të qara, i ati e qetësonte, ishte një dramë e vërtetë dhe iu desh shumë kohë pasi kishte folur me të atin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat