Xuxi edhe pas spektaklit i nervozuar me Milaimin: Më rrugaç se ai, e më vulgar nuk ka

Mediale Vip

Xuxi edhe pas spektaklit i nervozuar me Milaimin: Më rrugaç se ai, e më vulgar nuk ka

Më: 7 janar 2025 Në ora: 11:16
Xuxi

Naim Bunjaku – Xuxi ka qenë akoma i nervozuar me Milaim Zekën edhe pas përfundimit të spektaklit.

Ata patën një përplasje në spektakël, duke sjellë gjëra edhe nga jashtë, e duke kaluar edhe në ofendime.

E pas Prime-t, ai e ka rikthyer sërish përballjen me opinionistin e këtij reality shou.

Teksa fliste po Gresë Gashin, ai tha se nuk ka të drejtë t’i thotë rrugaç e të përdorë shprehje të tilla.

“I mjeri unë. Ti as nuk e njeh Milaimin. Se di kush është. Ja ka sharë nënën në studio, ai po më thotë mua rrugaç. Nuk e lejoj, ka thënë edhe diçka tjetër ia kanë ndalur mikrofonin”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Më rrugaç se ai, më vulgar, e ma vokabular të poshtër e të fëlliqur si ai nuk ka kërkush. E vërteta është kështu. Ka qenë i arrestuar se ka mashtruar shqiptarë, çka po do. A e kanë burgosur si deputet. Më takon të flas. Hiç nuk më thotë ai rrugaç”.

E aktorja nga ana tjetër tha se ato që i ka me të duhet t’i sqarojë jashtë, e jo derisa është brenda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat