Nata e mbrëmshme ishte spektakël i vërtetë,por jo nga ai me drita dhe fishekzjarre por një spektakël flijimi ndaj një personazhi si Gjesti i cili mbajti për javë të tëra mbi shpatulla suksesin e programit.
Një televotim kokë më kokë vendosur nga Leo ai i i Drilonit dhe Gjestit ku ‘publiku’ eleminoi Gjestin.
Për habi i njëjti publik që preferoi Drilonin u shokua dhe u revoltua në rrjet për largimin e Gjestit të cilin e kishin shpallur fitues të parakohshëm.
Pra për cilin publik po flasim?
Çdo sondazh i bërë në rrjet shpëtonte personazhin e veçantë të Gjestit dhe kishte krijuar një fanbase të tillë sa shumë lehtë e mendoje si triumfues në fund.
Por,ja që paska një ‘publik’ të fshehur pas reflektorëve që voton dhe vendos ndryshe duke na vërtetuar edhe njëherë gënjeshtrën e madhe që fshihet pas këtyre pseudo-spektakleve që gozhdojnë njerëzit para televizorit me propaganda që i ngjasojnë premtimeve elektorale.
Asgjë kundër qëndrimit të Drilonit në gjithë këtë reagim,madje tani presim reagimin e ‘kokës së Turkut’ pra Gjestit i cili ende nuk ka folur.
Dhe të dashur miq meqënëse gjeli i Vitit të ri u tret,le të hamë tani turpin me bukë.
Urime!