Kajtazi: Gjesti ka thyer çdo barrierë, por duhet t’i falënderohet edhe Xhenetës

Mediale Vip

Kajtazi: Gjesti ka thyer çdo barrierë, por duhet t’i falënderohet edhe Xhenetës

Më: 7 janar 2025 Në ora: 13:31
Lorik Kajtazi

Gazetari Lorik Kajtazi është shfaqur “pa puls” gjatë emisionit të mëngjesit.

Ai ka komentuar lojën e Gjestit, banori i cili u eliminua në spektaklin e se hënës nga nominimi kokë më kokë me Drilonin.

Kajtazi u shpreh se Gjesti ka fituar padyshim zemrat e gjithë publikut shqiptar, madje i njëjti tha se në gjithë historikun e Big Brother VIP Kosova, asnjë nga ish-banorët nuk ka pasur mbështetje dhe një dashuri kaq të madhe jashtë.

“S’ka puls…Nuk ka pas kurrkush publik më shumë se Gjesti, vitin e kaluar kanë thënë që Edona që ka qenë shumë e pëlqyer, ka pas shumë publik, por unë mendoj që Gjesti ka thyer çdo barrierë të publikut”, u shpreh Kajtazi.

Sipas tij, tani e tutje nuk dihet se çka do të bëjnë banorët pa Gjestin brenda.

Ndërsa, sa i përket lojës që Gjesti ka bërë brenda, Kajtazi tha se ai duhet t’ia atribuojë meritat edhe Xhenetës, pasi sipas të njëjtit lidhja me të ia ka kthyer lojën ne një tjetër pikë dhe ka fituar empatinë e publikut.

“Gjysmën e lojës Gjesti duhet me iu falënderu Xhenetës, sepse Xheneta e ka fut në komplet në udhën e favoritave, sepse Gjesti ka qenë i papreferuar paastaj me Xhenetën e ka mësuar pak lojën…”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat