Ashtu siç kishte premtuar, këngëtari Nikoll Prenqi ka publikuar ditën e parë të vitit projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga me videoklip, mjaft e përshtatur me tekstin dhe muzikën, mban titullin "All That She Wants" dhe do të jetë pjesë e albumit të tij që do të publikohet i plotë në muajin mars të këtij viti.
Djaloshi me një stil unik ka menduar ta titullojë albumin "Love and Vibes", dhe si duket, shqiptari po mendon që muzika e tij të dëgjohet edhe në tregun e huaj, përveç atij shqiptar.
I gjithë ky projekt mban si autor për tekstet dhe këngët vetë atë, ndërsa klipin dhe këngën që paralajmëron albumin e tij që do të vijë mund ta dëgjoni dhe klikoni në linkun më poshtë.