Një video nga “Golden Globes” është bërë mjaft virale së fundmi në rrjet. Në këto pamje shfaqet Demi Moore që ‘supozohet’ se injoron Kylie Jenner, teksa kjo e fundit e uron për çmimin që aktorja e famshme mori për rolin në filmin “The Substance”.
Mediat e huaja shkruajnë se festa e “Golden Globes” ofroi shumë pamje nga prapaskenat e ceremonisë madhështore, por pakënaqësia mes Demi Moore dhe Kylie Jenner nuk u la pa u vënë re.
Video e bërë virale në 24 orët e fundit, ka shkaktuar një mori komentesh dhe thashethemesh. E gjitha ndodhi kur Kylie, e ulur në të njëjtën tavolinë me partnerin e saj, Timothee Salamet, u përpoq të tërhiqte vëmendjen e Moore, e cila sapo kishte marrë çmimin e saj për interpretimin në filmin “The Substance”.
Aktorja e famshme bisedoi shkurtimisht me Elle Fanning, ndërsa Jenner u përpoq të bashkohej në bisedë, duke thirrur “urime!".
Pavarësisht dëshirës, Moore i është përgjigjur thjesht “faleminderit” pa e parë as në fytyrë Kylie-n.
Zhgënjimi i Jenner u bë edhe më i dukshëm kur Moore iu drejtua Timothee Salamet, duke injoruar plotësisht përpjekjet e saj për komunikim.
Pasi e injoroi yllin televiziv, aktorja u largua duke e lënë Jennerin dukshëm të pakënaqur..
Shpjegime nga ana e Demi Moore
Pas reagimit të ashpër të mediave sociale, bashkëpunëtorët e Demi Moore mohuan çdo qëllim injorues nga ana e aktores
Sipas një burimi i cili ka folur për “Daily Mail”, aktorja “as që e vuri re Kylie” dhe nuk kishte qëllime të këqija.
Në të njëjtën kohë, u tha se dy gratë kanë profesione të ndryshme.
“Demi është një aktore, ndërsa Kylie ishte atje për shkak të marrëdhënies së saj me Timothee Salame. Demi e respekton Timoten dhe e admiron talentin e tij. Nuk kishte qëllim snobizmi, ajo thjesht nuk e vuri re partneren e tij”, është shprehur burimi.
Lidhur me këtë situatë reagoi po ashtu edhe vajza e aktores, Tallulah Willis përmes një “Instastory”, teksa tha: “Nuk kishte asnjë përbuzje. Nëse nëna ime do t’a kishte vënë re Kylie, ajo do t’i kishte kushtuar vëmendjen që i duhej. Lëreni gruan të shijojë momentin e saj!”.