Demi Moore injoroi Kylie Jenner në “Golden Globes”? Vajza e aktores: Lëreni të shijojë momentin e saj

Mediale Vip

Demi Moore injoroi Kylie Jenner në “Golden Globes”? Vajza e aktores: Lëreni të shijojë momentin e saj

Më: 7 janar 2025 Në ora: 19:50
Kylie Jenner, Timothee Salame, Demi Moore

Një video nga “Golden Globes” është bërë mjaft virale së fundmi në rrjet. Në këto pamje shfaqet Demi Moore që ‘supozohet’ se injoron Kylie Jenner, teksa kjo e fundit e uron për çmimin që aktorja e famshme mori për rolin në filmin “The Substance”.

Mediat e huaja shkruajnë se festa e “Golden Globes” ofroi shumë pamje nga prapaskenat e ceremonisë madhështore, por pakënaqësia mes Demi Moore dhe Kylie Jenner nuk u la pa u vënë re.

Video e bërë virale në 24 orët e fundit, ka shkaktuar një mori komentesh dhe thashethemesh. E gjitha ndodhi kur Kylie, e ulur në të njëjtën tavolinë me partnerin e saj, Timothee Salamet, u përpoq të tërhiqte vëmendjen e Moore, e cila sapo kishte marrë çmimin e saj për interpretimin në filmin “The Substance”.

Aktorja e famshme bisedoi shkurtimisht me Elle Fanning, ndërsa Jenner u përpoq të bashkohej në bisedë, duke thirrur “urime!".

Pavarësisht dëshirës, ​​Moore i është përgjigjur thjesht “faleminderit” pa e parë as në fytyrë Kylie-n.

Zhgënjimi i Jenner u bë edhe më i dukshëm kur Moore iu drejtua Timothee Salamet, duke injoruar plotësisht përpjekjet e saj për komunikim.

Pasi e injoroi yllin televiziv, aktorja u largua duke e lënë Jennerin dukshëm të pakënaqur..

Shpjegime nga ana e Demi Moore

Pas reagimit të ashpër të mediave sociale, bashkëpunëtorët e Demi Moore mohuan çdo qëllim injorues nga ana e aktores

Sipas një burimi i cili ka folur për  “Daily Mail”, aktorja “as që e vuri re Kylie” dhe nuk kishte qëllime të këqija.

Në të njëjtën kohë, u tha se dy gratë kanë profesione të ndryshme.

Image
Reagimi

“Demi është një aktore, ndërsa Kylie ishte atje për shkak të marrëdhënies së saj me Timothee Salame. Demi e respekton Timoten dhe e admiron talentin e tij. Nuk kishte qëllim snobizmi, ajo thjesht nuk e vuri re partneren e tij”, është shprehur burimi.

Lidhur me këtë situatë reagoi po ashtu edhe vajza e aktores, Tallulah Willis përmes një “Instastory”, teksa tha: “Nuk kishte asnjë përbuzje. Nëse nëna ime do t’a kishte vënë re Kylie, ajo do t’i kishte kushtuar vëmendjen që i duhej. Lëreni gruan të shijojë momentin e saj!”.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat