Gresa është hapur me Drenushën teksa ka diskutuar për ish të dashurin e saj.
Gresa madje u shpreh me bindje se nuk do të gjejë kurrë asnjë mashkull sikur ishi i saj.
“Ai ma ka kuptu punën, në shfaqje e premiera kurrë nuk ka munguar e me buqetë me lule ka qenë aty, për atë them se si ai nuk mundem me gjet më. Kurrë s’kam pas asnjë fjalë të keqe, vëllezërit e tij kanë bë gjithçka për mu”, u shpreh Gresa.
Drenusha, në anën tjetër, tregoi eksperiencën e saj të ndarjes.
“Unë jam nda mbas shumë kohe kur senet janë ndalë, po ato verbale nuk janë ndal dhe ti s’ke çka jep më se e kupton se je në një vend toksik. Shpeshherë këtu e kam at ndjesi kur të qohem se a po më gjuhet naj kush se më ka lënë me trauma”, u shpreh Drenusha.