Gresa flet me Drenushën për ish të dashurin: Si ai nuk mundem me gjet më

Mediale Vip

Gresa flet me Drenushën për ish të dashurin: Si ai nuk mundem me gjet më

Më: 7 janar 2025 Në ora: 23:10
Drenusha dhe Gresa

Gresa është hapur me Drenushën teksa ka diskutuar për ish të dashurin e saj.

Gresa madje u shpreh me bindje se nuk do të gjejë kurrë asnjë mashkull sikur ishi i saj.

“Ai ma ka kuptu punën, në shfaqje e premiera kurrë nuk ka munguar e me buqetë me lule ka qenë aty, për atë them se si ai nuk mundem me gjet më. Kurrë s’kam pas asnjë fjalë të keqe, vëllezërit e tij kanë bë gjithçka për mu”, u shpreh Gresa.

Drenusha, në anën tjetër, tregoi eksperiencën e saj të ndarjes.

“Unë jam nda mbas shumë kohe kur senet janë ndalë, po ato verbale nuk janë ndal dhe ti s’ke çka jep më se e kupton se je në një vend toksik. Shpeshherë këtu e kam at ndjesi kur të qohem se a po më gjuhet naj kush se më ka lënë me trauma”, u shpreh Drenusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat