Drenusha ka folur sërish për vështirësitë që i ka pasur me ish-bashkëshortin e saj, Atilla.
Ajo në një diskutim me Gresën tregoi se gjithë sakrificat që i ka bërë për të dhe vështirësitë për kujdesin e fëmijëve.
“Nëse kthehemi pas në kohë se çfarë sakrificash kam bërë për atë njëri (Atillan) them qysh vetëm për hirë të sakrificave që i kam bë unë për të që kam shku në Suedi e ai s’ka qenë aty hiç e unë rrugëve e shtatzënë, nënës së tij s’ja ka ni bile m’i ka thirrë policinë se jam pa letra – e tek pas shumë vjetëve më ka thënë se jam pajtu me ty e djali i saj nuk vyn asgjë”, u shpreh Drenusha.
Drenusha, mes tjerash, u shpreh se asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kujdestaria e fëmijëve.
“Hala nuk ka ardh gjyqi për fëmijët, për vendimet e fëmijëve nuk hjeku dorë kurrë – unë du me pas kujdestarinë e fëmijëve. Verës e ka pas urdhrin mbrojtës ja kam dhënë fëmijët për pushim e nuk mi ka kthy derisa jam shku i kam marrë me polici – as në telefon nuk m’i ka dhënë me folë”, u shpreh Drenusha.
Tutje, Drenusha u shpreh se të dy fëmijët e saj kanë shprehur interesim që kjo të ketë një të dashur dhe të vazhdoj jetën e saj.