Arkimed Lushaj – Stresi po vazhdon të jetë në përkrahje të këngëtarit pejan, Gjesti.
Ai reagoi ashpër pas daljes së tij nga Big Brother VIP Kosova 3 pas një eliminimi kokë me kokë me Drilon Ramën.
Por, akoma pa u bërë 24 orë nga dalja, ai befasoi fansat me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Edhe në këtë rast nuk mungoi një koment nga fituesi i edicionit të parë të Big Brother.
“Ka puls. Mirë se vjen në shtëpi Gjestinjo, shijoje”, kanë qenë fjalët e reperit të njohur.