Eksperti kozmetik: Victoria Beckham ka ndërhyrje, mbushës dhe ndoshta një facelift

Mediale Vip

Eksperti kozmetik: Victoria Beckham ka ndërhyrje, mbushës dhe ndoshta një facelift

Më: 8 janar 2025 Në ora: 14:48
Victoria Beckam

Një doktor i njohur estetik ka komentuar thashethemet se Victoria Beckham ka kaluar nën bisturi për të ruajtur pamjen e saj rinore, duke thënë se ai është “i sigurt” që ajo ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale.

Ish-anëtarja e Spice Girls, 50 vjeçe, ndau një foto me bashkëshortin e saj David, 49 vjeç, duke shkaktuar një stuhi komentesh për pamjen e saj rinore dhe të pashme.

“Si po i kthehet koha për VB, duket e mrekullueshme”, shkroi një fans në postimin që mori pothuajse gjysmë milioni pëlqime.

Një tjetër shprehu dyshimet e tij më hapur: “Janë ndërhyrje, JO makijazhi i saj”.

Në përgjigje, eksperti kozmetik nga Londra, Dr. Jonny Betteridge, ndau imazhin me 308,000 ndjekësit e tij në Instagram dhe sugjeroi se dizajnerja e modës mund të ketë bërë një lifting të fytyrës për të ruajtur pamjen e saj.

Ai tha sipas mail online, se kjo foto e fundit e bëri atë të hetonte më shumë, sepse fytyra e saj po tregon “shenja minimale të plakjes dhe duket shumë më e ngushtuar”.

Dr. Betteridge thotë gjithashtu se Victoria mund të ketë bërë një lifting të fytyrës për të kompensuar përdorimin e tepërt të mbushësve.

Duke treguar një foto të yllit në vitin 2021, ai sugjeron se fytyra e saj tregon shenja të “mbushjes së tepruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat