Big Brother VIP Kosova po dëshmohet si një burim i fuqishëm personazhesh për versionin shqiptar të spektaklit.
Kjo u vërtetua pas eliminimit të një prej banorëve më të dashur nga televotimi në Kosovë, i cili menjëherë vazhdoi aventurën e tij në Big Brother VIP Albania.
Orhan Murati, moderator i lajmeve në Klan Kosova, e konsideron këtë një lëvizje interesante dhe jo humbëse.
“Klan Kosova nuk ka humbur asgjë, sepse ky format ka treguar për tri vite që krijon personazhe të pëlqyeshme për televizionet e tjera”, u shpreh Murati.
Ndërkohë, Shpat Krasniqi kujtoi skepticizmin fillestar të disa të thënave në Shqipëri kur Big Brother VIP Kosova nisi për herë të parë.
“Para tri vitesh, ata thoshin që Kosova nuk po organizon asgjë. Sot, pas tri vitesh, ata po marrin personazhet tona. Ky është suksesi ynë”, deklaroi Krasniqi.
Nga ana tjetër, Meridian Ramçaj shfaqi shqetësime mbi mënyrën se si është menaxhuar loja.