Spekulimi i Xuxit ndaj Drilonit për përdorim të ilaqeve qetësuese, ndez debatin në shtëpi

Mediale Vip

Spekulimi i Xuxit ndaj Drilonit për përdorim të ilaqeve qetësuese, ndez debatin në shtëpi

Më: 8 janar 2025 Në ora: 15:28
Banorët e BBV

Xuxi ka akuzuar Drilonin se përdorë hapa për qetësim, dhe mungesës së emocioneve. Këtë deklaratë ai ia kishte thënë Xhenetës e cila më pas e hapi si temë diskutimi brenda shtëpisë.

Pasi banorët iu kundërvunë ai tha se nuk është i sigurt 100%, por se ashtu ka menduar, ndërsa Driloni tha se ai përdorë hapa për ushqim dhe se i përdorin gjithë sportistët.

“Nuk jam i sigurt, unë thash do hapa që i pinë s’jam i sigurt por janë hapa për qetësim!”, u shpreh Xuxi.

“Të gjitha kokrrat që i marrë janë ushqime, janë suplemente!”, i tha Driloni.

Këto spekulime të Xuxit nxitën debat të ashpër mes banorëve, ndërsa ishte Rovena ajo që larg banorëve i tha që ajo ishte një spekulim i rëndë.

“Është një spekulim i rëndë për djalin, më beso!”, u shpreh Rovena.

Ani pse Xuxi po i thoshte se atë deklaratë e kishte bërë për ta ngacmuar Drilonin, Rovena e kritikoi atë.

Ai tutje tha se ato ilaqe të njëjta ka përdorur për depresion edhe një shok i tij.

“Një shok i imi ka pasë probleme me depresion në Gjermani ka jetuar, një prej i hapave që ka marrë për qetësim bio, janë këto!”, u shpreh Xuxi.

“Ja kam thënë me qëllim Xhenetës, që të bëhet debat atje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat