Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’iu bashkuar “Big Brother VIP Albania 4”.
Në një deklaratë të bërë publike përmes Instagram Story, Anisa tregoi një qasje të papritur dhe mbështetëse ndaj ish-bashkëlojtarit të saj, pavarësisht tensioneve të mëparshme mes tyre në BBVK.
“Brenda ka qenë një lojë dhe nuk ka qenë asgjë personale me mua,” tha Anisa, duke bërë të qartë se marrëdhëniet e ndërlikuara mes tyre në shtëpinë e BBVK ishin thjesht pjesë e strategjisë së lojës dhe jo reflektim i ndjenjave personale.
Ajo gjithashtu u shpreh se nuk ka folur asnjëherë keq për Gjestin, duke i uruar atij sukses në aventurën e re.
“Këtij hallall i qoftë për vendimin që e ka marrë dhe duhet me falenderu Leon që e ka largu prej ni vendi që po shihen senet ma”, shtoi Anisa, duke dhënë një vlerësim për rrugën që Gjesti ka zgjedhur të ndjekë.
Në fund, Anisa dha një mesazh mbështetës për ish-banorin e BBVK, duke thënë: “Shpresoj t’paktën ta fitojë anej. Go Gjesti!” Kjo deklaratë është konsideruar e papritur nga ndjekësit, duke marrë parasysh historinë e tensionuar mes dyshes gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVK.