Pas hyrjes së tij në Big Brother Albania VIP, Gjesti ka krijuar menjëherë disa debate me disa nga banorët, njëri prej tyre edhe G Bani.
Ky i fundit u zgjodh lider i javës nga banorët e tjerë, teksa një kërkesë e Gjestit sa i përket ndarjes së punëve të shtëpisë ka krijuar debat mes tyre të dyve.
Gjesti: A bën të jem unë në lavanderi?
G Bani: Jo. I kam deleguar.
Gjesti: Kush është në lavanderi?
G Bani: Nuk ka çfarë të duhet ty.
Gjesti: Pse? A s’jam unë këtu tani?
G Bani: Jo. Ti je për të dëgjuar. Nuk ka çfarë të duhet.
Gjesti: O vëlla, a e di sa mirë i palos rrobat? I vendos dhe të gjitha nëpër dollapë.
G Bani: Bravo. Je shumë i mirë për atë, por jo.
Gjesti: A bën të shprehem? A je lider?
G Bani: Jo, nuk bën.
Gjesti: Si nuk bën?
G Bani: S’bën pra se po flet lider. S’bën.
Gjesti: Kush je ti që je lider more vëlla? Je për një javë lider dhe çfarë pastaj.
G Bani: Kur them unë që s’flet, s’flet. Kur them unë që s’flet te mbledhja, nuk flet te mbledhja.
Më pas debati u duk se agravoi, me G Banin që ngriti zërin, gjë që gjestit nuk i pëlqeu.
Gjesti: Hera e parë dhe e fundit që ti e ngre zërin ashtu. Të del nervi.