Pritja e Gjestit në BBVA: Mungesë mikpritje apo frikë nga konkurrenca?

Mediale Vip

Pritja e Gjestit në BBVA: Mungesë mikpritje apo frikë nga konkurrenca?

Më: 9 janar 2025 Në ora: 13:35
Gjesti

Gjesti, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” 3, u përball me një pritje të ashpër në natën e parë të qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”.

Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të shumta në publik, dhe u komentua nga gazetarët në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Gazetari Lorik Kajtazi theksoi rëndësinë e mikpritjes në natën e parë.

“Kur të vjen dikush në shtëpi, duhet ta mirëpresësh. Pastaj, natën tjetër bëni çfarë të doni, garoni, por natën e parë është detyrë të jesh mikpritës”,  tha Kajtazi.

Redion Shtylla, duke komentuar ngjarjen, e quajti pritjen një sjellje “kafshërore, të ulët dhe aspak të drejtë”.

Sipas tij, disa prej banorëve, që pretendojnë të jenë VIP-a, u ndjenë të kërcënuar nga vëmendja që Gjesti mori që në hyrje.

Ndërkohë, gazetarja Agnesa Ademaj e vlerësoi ngritjen graduale të Gjestit si fenomen.

“Ai nuk u bë fenomen për 24 orë, por me kalimin e kohës. Prej ditës së tretë apo të katërt, ai u shqua si më i veçanti nga të tjerët, duke rritur bagazhin e adhuruesve të tij. Mikpritja mungoi, sepse banorët e dinin që ai ishte kërcënim i madh për ta”, u shpreh Ademaj.

Në anën tjetër, gazetarja Blerina Shoshi bëri krahasime me pritje të ngjashme në reality show-t e tjera.

“Gjesti fitoi publikun që atë natë, por mikpritja që i bënë banorët ishte e trishtë. Fakti që e lanë të flejë në sallon flet shumë”, shtoi Shoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat