Kanë kaluar vetëm dy ditë që nga hyrja e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.
Kjo befasoi të gjithë pasi nuk pritej meqë kishte vetëm disa orë nga dalja e tij nga Big Brother i Kosovës.
Megjithatë, ai u shndërrua në një sensacion të momentit dhe një personazh shumë të pëlqyer nga publiku.
Edhe pse vetëm pak ditë, ai u befasua me një dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shkruhej ‘King’ apo në shqip ‘Mbreti’.
Besart Kelmendi (emri i vërtetë) iu gëzua tejet shumë kësaj, ndërsa brohoriti kur pa se ishte për të.
Gjesti lirshëm mund të thuhet se ka trazuar ujërat atje dhe ka qenë i përfshirë në debate me shumë prej tyre.
Pritet të shihet se si do të vijojë loja e tij tani e tutje, pasi është vetëm fillimi.