Pas fejesës, çfiti që nisën romancën në xhirimet e filmit “Spiderman”, bëjnë tatuazhet e njëjta si shenjë dashurie për njëri tjetrin

Mediale Vip

Pas fejesës, çfiti që nisën romancën në xhirimet e filmit “Spiderman”, bëjnë tatuazhet e njëjta si shenjë dashurie për njëri tjetrin

Më: 9 janar 2025 Në ora: 19:20
Zendaya dhe Tom Holland

Zendaya dhe Tom Holland janë fejuar. Aktorët të cilët luajnë në filmin “Spiderman”, ndërmorën hapin e madh.

Teksa po kalojnë momentin më të bukur të jetës, është bërë e ditur se çifti kanë bërë tatuazhe të njëjta si shenjë dashurie.

Aktorët bënë tatuazhe me inicialet e njëri-tjetrit më 27 nëntor në Boston dhe artisti që bëri dizenjot kishte vetëm gjëra të mrekullueshme për të thënë për çiftin e famshëm.

“Ishte fantastike që i takova dhe ishte shumë argëtuese,” tha Lily Jarnried për PEOPLE, shkruajnë mediat e huaja.

Zendaya bëri një ‘t’ të vogël nën sqetull, ndërsa i fejuari i saj zgjodhi një ‘z’ me madhësi të njëjtë pranë gjoksit.

Sipas TMZ, Holland i ka propozuar për martesë Zendaya-s në një nga shtëpitë e familjes së saj gjatë pushimeve.

Një burim ka thënë për PEOPLE se “të gjithë të afërmit e tyre e dinin se do t’i propozonte “, ata thjesht nuk e dinin saktësisht se kur.

Burimi ka shtuar se aktori britanik kishte dashur t’i propozonte Zendaya që prej kohësh.

 “ Ai është “i çmendur” pas saj. Ai gjithmonë e ka ditur se ajo ishte e vetmja për të. Ata kanë diçka shumë të veçantë mes tyre ”, tha burimi, duke theksuar se Holland e ndau lajmin e lumtur me miqtë gjatë Vitit të Ri.

Për sa i përket dasmës, burimi tha se çifti do të marrë kohën e tyre dhe nuk do të nxitohen.

” Ata thjesht do të shijojnë gjërat tani për tani dhe nuk do të nxitojnë për martesë. Të dy janë të zënë me projekte profesionale”.

Holland dhe Zendaya të cilët luajnë çiftin Peter Parker dhe Michelle ‘MJ’ Jones në filmin ‘SpiderMan’ kanë treguar se për vite me radhë ata ishin thjesht miq.

Megjithatë, vetëm pak muaj pasi personazhet ndanë puthjen e tyre të parë në ‘Spider-Man: Far from Home’ të vitit 2019, ata u fotografuan duke u puthur në një makinë në korrik 2021, duke konfirmuar romancën e tyre.

Në shtator të atij viti, ata dolën publikisht duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre.

Ishte Holland i cili ndau një selfie të çiftit me rastin e ditëlindjes së 25-të të Zendaya.

Që atëherë dyshja kanë dalë disa herë publikisht së bashku, edhe pse në përgjithësi ata zgjedhin ta mbajnë private jetën e tyre personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat