Se Gjesti është kthyer në një sensacion të momentit tashmë nuk ka dyshim.
Ai ka vetëm dy ditë që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 4 dhe gjatë kësaj kohe ka marrë vëmendje të madhe.
I njëjti po mbështetet tejet shumë në rrjete sociale nga figura të profileve të ndryshme.
Me Gjestin siç shihet e në përkrahje të tij është edhe futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka.
Ai ka ndarë një postim në InstaStory, ku shkruan ‘ka puls’, ndërkohë që më pas u ripostua edhe në profil të këngëtarit.

Gjesti po pëlqehet mjaft shumë për lojën brenda këtij formati e për dinamikat që po krijon.
Artisti pejan ka thyer rekorde edhe në rrjete sociale, videot e të cilit po kapin miliona gjithandej.