Egli acarohet me Xumin, largohet pas bisedës

Mediale Vip

Egli acarohet me Xumin, largohet pas bisedës

Më: 10 janar 2025 Në ora: 18:23
Xumi, Egli

Një situatë e tensionuar ka shpërthyer ditën e sotme mes Eglit dhe Xumit, pas një komenti të këtij të fundit lidhur me ushqimin që sapo kishin konsumuar.

Xumi, duke komentuar për fileton në një debat me Gjestin, u shpreh duke i thënë se kush e di se çfarë i kanë hedhur salcës së filetos, duke e ditur që ato ishin gatuar nga Egli dhe Rozana.

Në momentin që Xumi thotë këtë “metaforë”, Egli reagoi menjëherë, duke i thënë atij të gjente diçka tjetër për të marrë shembuj dhe të mos luante me ushqimin, pasi ishte ajo që kishte gatuar filetot.

Kjo përgjigje u kuptua si një kundërpërgjigje e ashpër, gjë që shkaktoi tension mes të dyve.

Ku pas një debati me Rozanën për këtë temë, Xumi e pyeti Egli-n për arsyen e sulmit, duke theksuar se nuk kishte pasur qëllim ta ofendonte.

 

Pavarësisht përpjekjeve për të qartësuar situatën, ndërsa diskutimi vazhdonte, Egli përdori një shprehje të papritur: e drejtohet Xumin me fjalën “zemra”.

Kjo shprehje e përdorur nga Egli ka shkaktuar një ndjenjë kënaqësie te Xumi, i cili, gjatë bisedës kërkoi që Egli ta përsëriste këtë fjalë pasi i kishte pëlqyer. Si dhe në bisedë, gjatë kohës që Egli po shpjegonte situata ai i thotë që mbaron pas saj.

Egli menjëherë u largua nga biseda, e acaruar, duke i thënë Xumit: “Unë e di se flas me burrë…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat