“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Mediale Vip

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Më: 10 janar 2025 Në ora: 21:42
Alaudin Hamiti

Pas eliminimit të Gjestit nga Big Brother VIP Kosova, futja e tij në Big Brother VIP Albania ka bërë bujë dhe ka qenë një temë e nxehtë diskutimi mes fansave.

Sonte, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka hapur emisionin me një mesazh që lidhej drejtpërdrejt me Gjestin dhe udhëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother-it shqiptar.

Ai u shpreh: “Jemi shumë të lumtur që një produkt i Big Brother të Kosovës është vendosur fuqishëm në atë të Shqiperisë, si asnjë personazh më parë”.

“Në asnjë mënyrë nuk do të tentojmë ta ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili është kthyer në një fenomen të vërtetë. Suksese Gjesti, misioni vazhdon”, u shpreh më tutje Alauidini.

Ky koment i Alaudinit dukej të ishte një thumb për Gjestin dhe rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

Ai gjithsesi ka shprehur hapur vlerësimin për ndikimin që Gjesti ka pasur në audiencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat