“Shoqja ime nuk ia doli”/ Jennifer Garner 'shpërthen' në lot: Vdiq gjatë zjarreve në Los Angeles

Mediale Vip

“Shoqja ime nuk ia doli”/ Jennifer Garner 'shpërthen' në lot: Vdiq gjatë zjarreve në Los Angeles

Më: 11 janar 2025 Në ora: 17:09
Jennifer Garner

Aktorja e famshme, Jennifer Garner, ka shpërthyer në lot gjatë një interviste me gazetaren e MSNBC, Katy Tur, ku pranoi se humbi një mike për shkak të zjarrit në Los Angeles.

“Shoqja ime nuk ia doli me kohë. Jam e trishtuar për miqtë e mi. Pa menduar, mund të përmend njëqind prej tyre që humbën shtëpitë e tyre”, tha Garner.

Gjithashtu, aktorja iu bashkua vullnetarizmit për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për zjarrfikësit që luftonin zjarret në Los Angeles.

Garner ka qenë ambasador i “Save the Children” për 15 vjet dhe është e përfshirë shpesh në disa organizata jofitimprurëse në zonë.

Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, bashkuan forcat gjatë Ditës së Falënderimeve për të ndihmuar në ushqimin e 2000 njerëzve të pastrehë në Los Angeles.

Më shumë se 100,000 njerëz deri më tani janë evakuuar nga zonat e prekura pasi zjarret vazhdojnë të rriten për shkak të erërave të forta. Zjarret shkatërruan rreth 30,000 hektarë tokë, duke lënë mijëra ndërtesa në gërmadha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat