Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Mediale Vip

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Më: 11 janar 2025 Në ora: 17:25
Besim Dina

Shoumeni i njohur shqiptar, Besim Dina, së fundmi ishte i ftuar në një intervistë të veçantë te modelja Heidi Lushtaku, ku ndau me publikun disa të pathëna nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Dina zbuloi dëshirën e tij për të pasur fëmijë në të ardhmen, duke ndarë madje edhe emrat që ka imagjinuar për ta.

“Unë kam qejf me pas fëmijë dhe besoj se do të ma sjell Zoti”, tha ai gjatë intervistës, duke shtuar: “Edhe ekskluzive po t’i kallëzoj edhe emrin e djalit dhe çikës. Çika do ta ketë emrin Mije (nëna ime), e djali Plis, sepse babai im ka punuar plisa”.

Emri “Mije” është një dedikim për nënën e tij, ndërsa “Plis” përfaqëson simbolikën e traditës shqiptare, duke qenë një kujtim për profesionin e babait të tij që punonte me plisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat