Klajdi dhe Rozana kanë patur një debat të fortë sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” dhe arsyeja u bë ushqimi. Këngëtarja kishte bërë për të ngrënë, por ishte mbaruar shpejt dhe këngëtari nuk kishte ngrënë.
Klajdi i thotë Rozanës se nuk donte bukë, por thjesht gjesti që ajo nuk e ka pyetur, nuk i ka pëlqyer. Radi i thotë se kishte bërë pak e madje pjatën e saj e ka ndarë me Gjestin.
“Më vlerëso, se ti më njeh shumë mirë mua, ti the kam pirë kafe. Ti i njeh njerëzit me dy të takuar”, tha Rozana dhe Klajdi i përgjigjet: “Nuk thashë se të njoh shumë mirë, thashë të njoh nga jashtë dhe nuk të njoh siç po sillesh këtu brenda”.
Këtu Rozana shprehet pastaj: “Ça prisje të të sillesha jashtë? Më ke ardhur e më ke kërkuar bukë nga jashtë kur mbaroi tenxherja dhe e shpika unë?”.
Teksa Rozana përqafon Livian, Klajdi i drejtohet: “Unë jam transparent dhe i hapur, me dhe pa brekë, të grisura apo të pa grisura, ndryshe nga ty”.
Në këto momente Rozana i kthehet “nuk dua të të jap vëmendje” dhe Klajdi i kthehet: “Nuk e dua vëmendjen tënde fare, zero. Kurrë mos ngelsha për bukën tënde dhe vëmendjen tënde. Kurrë, asnjëherë. Tregove zemrën dhe shpirtin që ke”.
Pjesë nga debati:
Klajdi: Ta mban të merresh me mua?
Rozana: Ça domethënë? Për çfarë të merrem? Do shërbim?
Klajdi: Unë shërbim?
Rozana: Se shërbim kërkove
Klajdi: Unë gjest kërkova
Rozana: Unë nuk vij të bëj shërbim, jo nuk e bëj, jam në lojë, unë nuk shërbej tenxhere bosh
Klajdi: Unë pa bukë rri dhe nga dora jote nuk e ha, ama po ta bëje gjestin do ma haje zemrën me të mirë
Rozana: Nuk e bëj. Ti je një gënjeshtar i madh
Klajdi: Më e madhe je ti
Rozana: Unë më e madhe jam, por jo gënjeshtare
Klajdi: Gënjeshtare, je super gënjeshtare
Rozana: Ti qarkullove 20 ditë dhe nuk gjete njeri të t’a zgjati dhe erdhe tek unë
Klajdi: Kurrë në botë. Thjesht mua s’më pëlqen kjo që po bën dhe po ta them në sy
Rozana: Fol se po të dëgjoj
Klajdi: Fol si artiste, je artiste, përfaqëson artistin
Rozana: Jo, përfaqësoj njeriun këtu