Pse Gramosi nuk e mirëpriti Gjestin?

Mediale Vip

Pse Gramosi nuk e mirëpriti Gjestin?

Më: 11 janar 2025 Në ora: 23:20
Gramosi dhe Gjesti

Gramosi ka qenë një prej banorëve që ka pasur përplasje me Gjestin që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë, Gramosi u shpreh se sjellja e Gjestit është diçka që mund ta bëjnë të gjithë banorët e shtëpisë, duke shtuar se Gjesti po e ngacmonte vazhdimisht.

Sipas tij, ai e kishte imituar Gjestin për t’i treguar se ai nuk ishte i vetmi që mund të bënte lojën e tij, dhe e konsideronte një sukses të plotë këtë veprim.

Ai shtoi se ishte i sigurt që Gjesti do të vazhdonte të merrej me të, pasi sipas tij, ajo që kishte ndodhur mes tyre e kishte irrituar shumë Gjestin.

Nga ana tjetër, Gjesti u shpreh se ishte Gramosi ai që e kishte provokuar i pari dhe se ai vetë nuk kishte pasur asnjë problem me të deri në atë moment.

Ai shtoi se Gramosi kishte nisur të sulmonte dhe të ngacmonte, duke shtuar se ishte mëse i sigurt që Gramosi po e bëntë këtë për të dalë në një përplasje që mund të i shpinte më shumë vëmendje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat