Jennifer Lopez thuhet se ka anuluar të gjitha paraqitjet e saj të ardhshme televizive mes zjarreve katastrofike që kanë shkatërruar Los Anxhelosin.
Duke filluar nga e marta, zona u godit nga stuhitë e saj më të këqiaj në më shumë se një dekadë, duke ndezur zjarre që kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe kanë marrë të paktën 16 jetë njerëzish.
Kjo ka bërë që këngëtarja 55-vjeçare të anulonte aktivitetet përfshirë edhe publicitetin për filmin e saj “Unstoppable” i cili mbërrin në Amazaon Prime të premten e ardhshme.
“Është e rëndësishme për të që të fokusohet në mbështetjen e komunitetit të Los Anxhelosit gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, tha një burim pranë saj për People.