Anita Haradinaj flet për fëmijërinë e saj: Kam qenë mistrece, vazhdoj të jem ende

Mediale Vip

Anita Haradinaj flet për fëmijërinë e saj: Kam qenë mistrece, vazhdoj të jem ende

Më: 12 janar 2025 Në ora: 12:33
Anita Haradinaj

Gazetarja, Anita Haradinaj në emisionin “Sol” ka bërë një rrëfim pak më ndryshe sesa jemi mësuar ta shohim.

Ajo foli për fëmijërinë e saj, ku vetën e cilësoi si një fëmijë të llastuar e mistrece, ku shton se edhe sot e kësaj dite, bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj e llaston ende.

“Në përgjithësi unë kam pasur fëmijëri të bukur, të mirë. Kam pasur fëmijëri të lumtur. Jam rritur me prindër të mirë, jam rritur me një familje artistësh. Kam qenë një fëmijë i llastuar, fëmijë mistrec. Unë nuk kam ndryshuar asnjëherë, dhe nuk do të ndryshojë kurrë. Më pëlqen vetja kështu siç jam. Edhe sot më llastojnë edhe fëmijët, edhe Ramushi”, tha ajo.

E sekreti i saj për të qenë kaq pozitive, është të mbash gjallë fëmijën brenda vetës.

“Është aftësi të dish të ruash atë fëmijën brenda teje se ai të mban gjallë, është shumë e rëndësishme që ta ruash edhe personalitetin, por edhe atë fëmijën brenda teje. Atë Piter Pan-in”, u shpreh tutje moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat