Chiara Ferragni u vjedh fotot influencueseve të tjera dhe i përdor në Instagramin e saj

Mediale Vip

Chiara Ferragni u vjedh fotot influencueseve të tjera dhe i përdor në Instagramin e saj

Më: 12 janar 2025 Në ora: 23:03
Chiara Ferragni

Chiara Ferragni është përballur me një tjetër polemikë në rrjetet sociale pas publikimit të një galerie fotosh në Instagram. Një nga imazhet, ku shfaqej një grua bionde me një vajzë të vogël në krah duke ecur, u identifikua nga ndjekësit si një foto e influencueses franceze Iris de Richemont dhe vajzës së saj, jo e Ferragnit dhe vajzës së saj, Vittoria.

Iris kishte publikuar më parë një video të ngjashme në TikTok, e cila ishte bërë virale. Fotoja më pas ishte përfshirë në galerinë e Ferragnit, pa u sqaruar fillimisht që nuk ishte ajo në foto. Pas reagimeve të shumta, Ferragni vendosi ta tagonte Irisin, por kjo nuk i qetësoi kritikat që e akuzonin për përvetësim të përmbajtjes së dikujt tjetër.

Në mbrojtje të vetes, Chiara Ferragni postoi një Story ironike duke shkruar: “Kur ke publikuar 17 mijë postime, por poston një slideshow me foto frymëzuese dhe të akuzojnë se përpiqesh të jesh dikush tjetër.”

Nga ana tjetër, Iris de Richemont reagoi duke publikuar një Story me një screenshot të galerisë së Ferragnit, duke shpjeguar se ajo ishte taguar vetëm pasi ndjekësit e saj e nxitën Ferragnin ta bëjë këtë. Iris shkroi: “Falë disa ndjekësve të dashur që i kujtuan se as përmbajtja dhe as vajza nuk ishin të saj. Faleminderit.”

Ndërkohë, polemika nuk është ndalur këtu. Disa përdorues të tjerë akuzojnë Ferragnin për plagjiaturë, pasi edhe fotot e tjera, si një pizza me qershi apo një foto zjarri, janë marrë nga burime të tjera pa referencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat